Tingellima

"TINGELLIME NE VESHET"

Cfare jan tingellimat ne veshet?

Tingellimat eshte termi mjekesor per "gumezhitje" ne vesh.Keto jane tinguj qe i degjojme,por ato nuk vijne nga bota e jashtme.Ato prodhohen nga vete organizmi dhe zakonisht jane shume te bezdisshem.

Behet fjale per semundje?

Tingellimat ne veshe jane nje simptome dhe jo nje semundje.Ne nje menyre te ngjashme si temperatura eshte nje simptome e bajameve dhe jo nje semundje.

Meqenese eshte nje simptome,nga cila semundje i shkaktohet?Tingellimi ne vesh zakonisht shkaktohet nga semundjet e veshit.Disa shembuj:bllokimi i veshit nga dylli,demtimi i veshit nga nje goditje,otiti,trauma degjimore nga zhurma te forte,semundja e Meniere,otoskleroza.

A jane vetem per shkak te semundjeve te veshit?

Tingellimat gjithashtu mund te degjohen ne probleme te tilla si presioni i larte i gjakut,diabeti,semundja e tiroides,marrja e medikamenteve te tilla si ilacet anti-inflamatore,antibiotiket dhe vecanerisht aspirina.Edhe pse tingellimat qe shkaktohen nga shkaqet e mesiperme, jane mjaft te rralle,duhet te behet nje kontroll tipik.

Cila analiza duhen bere?

Otolaringologu-akoologu se pari do te kontrolloje veshin e jashtem per te pare nese duhet te pastrohet nga dylli.Ai me pas do te kryeje teste specifike per te kontrolluar funksionimin e mire timbaneve dhe kockat e degjimit.Audiogrami (aparati i matjes te degjimit) do te jape informacionin e nevojshme jo vetem per ekzistencen e humbjes se degjimit,por edhe per llojin dhe ashpersine e tij.Pervec kesaj, me ekzaminim te vecant eshte e mundur te matni shpeshtesine dhe intensitetin e tingellimeve.Teste me te specializuara ofrojne informacion te vlefshem ne lidhje me gjendjen e qelizave te veshit te brendshem dhe sistemin nervor degjimor.

A ka ilace per tingellimat?

Ilacet qe kemi ne dispozicion mund te permiresojne problemin vetem ne raste akute dhe shume te fundit.Kur tingellimet jane te pranishme per nje kohe te gjate,atehere ilacet nuk japin nje perfitim te konsiderueshem.

Cfare mund te bej per te permiresuar situaten?

Shmangni zhurmat me ze te larte.Pakesoni kripen ne ushqim dhe shmangni stimuluesit si kafe,caj,duhan,beni ushtrime per te permiresuar qarkullimin e gjakut,kurseni kohe per pushim dhe gjume te mjaftueshem,aktivisht largojeni vemendjen tuaj nga tingellimet ose tinguj te tjere.Sa me shume t'u kushtoni vemendje atyre,aq me te forte behen,sepse krijohet nje rreth vicioz perforcues ne tru.

Cila eshte zgjidhja me e mire ne rast se kam humbje te degjimit?

Zgjidhja me e mire eshte nje aparat degjimi.Aparatet e degjimit,duke ngritur tingujt e mjedisit,te cilat nuk degjoni mire per shkak te humbjes se degjimit,mbulojne tingullin e brendshem te prodhuar nga veshi juaj,d.m.th tingellimat.Me kete menyre perfitimi eshte i dyfishte.Nga njera ane degjon me mire dhe nga ana tjeter nuk degjon tingellima.Teknologjia e sotme lejon perdorimin e aparateve te degjimit,te cilat futen ne vesh dhe nuk jane aspak te dukshme.

Po sikur degjimi im te jete normal?

Ne rastin e degjimit normalkemi keto mundesi.Mbulimi i zerit.Perdorim zhurmen e jashtme,e cila quhet zhurme e bardhe.Ai sigurohet ose permes pajisjeve speciale sic jan aparatet e degjimit ose permes nje cd (disk dixhital) te cilat ne i luajme ne nje riprodhues zanor.Fjala e fundit ne teknologji eshte trajtimi i tingellimave me lazer.Behet fjale per nje pajisje e vecante qe dergon nje rreze lazer ne veshin e brendshem,i cili aktivizon dhe rinovon qelizat e perfshira ne prodhimin e tingellimave.Pajisja perdoret per 25 minuta ne dite per te pakten 2 deri ne 3 muaj.Zakonisht ka nje permiresim te dukshem nga java e trete.

Prodhuesit


Deshironi t\'ju telefonojme?
Uebsajti perdor cookies. Me perdorimin e tij ,automatikisht ju pranoni perdorimin e cookies. • ΙnformacionE kuptova